Rama: Arsimi, histori suksesi

11/12/2016 00:00

Programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve në kompetencat matematikore, shkencore dhe gjuhësore e vlerësoi Shqipërinë me 10 deri në 18 pikë më shumë, në edicionin e këtij viti.

Kryeministri Rama i kushtoi komunikimin e tij javor këtij lajmi duke deklaruar se kjo renditje është rezultat i reformës së qeverisë në arsimin parauniversitar.

“Shqipëria u rendit jo vetëm më mirë se vendet e tjera, por la pas 21 vende që në shumë aspekte janë shumë më të përparuara. Po të llogariteshin vetëm vajzat vendet e lëna pas do ishin 24, dihet lum kush ka vajza”, tha Rama.
 
Në përdorimin e kompetencave shkencore, 15-vjeçarët shqiptarë kanë një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e kaluar, duke u renditur Shqipërinë të katërtën në grupin e vendeve më rritjen më të lartë të pikëve.

Në kompetencat matematikore një rritje po ashtu me 18 pikë ndërsa në kuptimin e saktë të asaj të lexojnë, nxënësit shqiptarë kishin një rritje me 10 pikë.

Top Channel