Ujësjellësi i ri, Librazhdi furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

10/12/2016 00:00

Qyteti i Librazhdit dhe fshatrat përreth tashmë do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm falë ndërtimit të ujësjellësit të ri, i cili sjell ujin nga malet e Qarrishtës.

“Ky burim uji nuk është se e furnizonte libraahdin gjatë gjithë vitit dhe gjatë muajve të verës detyroheshim të merrninm ujë jo të mirë cilësisht për shkak se qyteti furnizohej me pompa dhe uji ishte pothuajse ujë Shkumbini”, tha Kastriot Gurra, kryetar i Bashkisë Librazhd.

Deputeti Taulant Balla tha se ky projekt në dy fazat e ardhshme parashikon funizimin 24 orë më ujë të fshatrave të largët ndërsa faza e tretë përfshin edhe Bashkinë e Prrenjasit.

“Dorzi, Librazhd Katund, Librazhd Qender, Tokëzi, Semza, do të jenë përfituese të këtij projekti, sepse faza e dytë është faza e një investimi për të lidhur në rrjetin ujësjellës dhe fshatrat që përmenda më lart”, tha Taulant Balla, deputet i PS.

Një pjesë e rëndësishme e projektit për sistemimin e ujësjellës kanalizimeve të Bashkisë Librazhd është edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për t’ i dhënë fund derdhjes së tyre në lumë.

Top Channel