Elbasan, qindra dosje emergjencash civile zvarriten prej vitesh

10/12/2016 00:00

Banesa e Hajdar Gjylës  në fshatin Shirgjan të Elbasanit u shemb nga tërmeti, në   vitin 2002. Familja Gjyla jetoi 4 muaj tek fqinjët derisa me para borxh ndërtoi një banesë të re.

Në atë kohë ish-komuna plotësoi dokumentacionin për të përfituar dëmshpërmblim nga shteti, por pas 14 vjetësh ky dëmshpërblim ende nuk është dhënë.
 
“Çika çika e kam bërë. Prisni tha ai, e kemi çuar në Tiranë. Nuk e di sa do pres. Gjysmat e lekëve i kam marrë borxh. Shpresat i kemi ne, i kishim që në fillim po tani nuk dihet”, thotë Hajdar Gjyla.
 
Pasi “fjeti” 13 vjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile Dosja e Z. Hajdar Gjyla është kthyer mbrapsht në 11 tetor të vitit 2016 për pasaktësi në dokumetacion.

Aktualisht dosja e tij  po ripunohet në Bashkinë e Elbasanit dhe do t’i ridërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të ndjekur edhe një herë rrugën e gjatë burokratike.

Qindra dosje dëmshpërblimi vetëm në qarkun e Elbasanit janë kthyer mbrapsht disa herë nga Drejtoria e Përgjithshmne e Emergjencave Civile për mungesë apo korrigjim dokumentacioni.

Kalvar që zgjat me vite  për ato raste që cilësohen emergjenca civile, ndërsa të dëmtuarit presin me pyetjet nëse nuk ka para apo institucionet janë të paafta për plotësim të saktë të dosjeve.

Top Channel