Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë Ndonëse teknikë të mjekësisë laboratorike protestojnë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve në vend, profesorë në mjekësinë shqiptare kanë rezerva për cilësinë e analizave që janë kryer deri më tani.
Shefja e shërbimit neurovaskular, Mira Rakacolli, vlerëson besueshmërinë e analizave në laboratorin e QSUT-së por shpreh rezerva për cilësinë e analizave të bëra në disa laboratorë privatë.
“Në shërbimin shëndetësor shqiptar, fatkeqësisht nuk mund të ofrohen të tëra ato analiza që ne mjekët i njohim dhe kemi nevojë. Vlerat e analizave nuk shkojnë në përputhje me gjendjen e pacientit. Për një pjesë të laboratorëve private, laboratorët e lagjeve këtu në Tiranë dhe për laboratorët e disa rretheve”, shprehet Prof. Dr. Mira Rakacolli, shefe e shërbimit neurovaskular.
Profesor Mentor Petrela ngre me shqetësim se si në vitin 2016 nëpërmjet analizës nuk arrihet të gjendet lloji i mikrobit.
“Në QSUT vuajmë për të gjetur për shembull për të gjetur mikrobin. Mund të merrni të gjithë kirurgët e QSUT-së dhe kanë mosbesim. Nuk ke standardin e analizës biokimike”, shprehet Prof. Dr. Mentor Petrela, shef i shërbimit të neurokirurgjisë.
Por pacientët shpesh orientohen për të bërë analiza në laboratorë privatë pasi në laboratorët publik nuk bëhen.
“Në Qendrën Spitalore Universitare nuk arrihet, sigurisht që në spitalet rajonale diagnostikimi është më i pamundur”, thotë Prof. Dr. Agron Ylli, shef i shërbimit endokrinologjisë.
Mjekët thonë se shpesh për të përcaktuar diagnozën nuk bazohen në përgjigjet e analizave që bëjnë pacientët për shkak të besueshmërisë së tyre.
Top Channel