Humb kontrollin e mjetit, aksidenton rëndë fëmijën 9 vjeç

09/12/2016 00:00

Një 9-vjeçar është aksidentuar nga një mjet dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Burrelit, pasditen e të enjtes.

21-vjeçarja Blerina Rami ishte duke udhëtuar në periferi të qytetit të Burrelit, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur N. K., 9 vjeç. Vogëlushi është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar, ndërsa është në gjendje të rëndë.

Top Channel