Fiks Fare siguron ilaçin për 5-vjeçarin e sëmurë

09/12/2016 00:00

Historia e 5-vjeçarit nga Vlora ka nisur në gusht të këtij viti. Pas një vizite rutinë në QSUT, përgjigja që ai merr ndryshoi jetën e familjes Lima.

Alberti i vogël është diagnostikuar me tumor në veshkë. Varfëria e familjes është ekstreme dhe për to ishte një goditje e madhe. Ajo kërkon ndërmjet emisionit “Fiks Fare” ndihmë, ndihmë që ky fëmijë të mund të jetojë, ndihmë që të kontribuojnë në blerjen e këtij ilaçi, i cili është shumë i kushtueshëm.

Emisioni jonë arriti ta gjejë këtë medikament, i cili nuk ndodhej në Shqipëri përmes një qytetare shqiptare e cila jeton në Zvicër.

Ajo kërkon të mbetet anonime sepse dëshira e saj është vetëm shërimi i fëmijës. Sensibilizimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i shumtë në numër duke arritur një ndihmë më shumë 4 milionë lekë të vjetra.

Top Channel