Rregullon garazhin, por lë pa energji 2500 banorë

08/12/2016 00:00

Fenomeni i dëmtimit të linjave të energjisë elektrike vijon të lërë pa energji lagje të tëra, dhe rasti i fundit është syhënuar në Tiranë, ku një individ po punonte në garazhin e tij.

Sipas OSHEE-së, dëmtimi është bërë rreth mesditës në fidrin L17 nga Astrit Kërçiku, i cili ishte duke rregulluar dritaren e garazhit në pronën e tij private.

Nga dëmtimi janë prekur 17 kabina elektrike, duke lënë pa energji rreth 2500 banorë të zonave të rrugës së Elbasanit, përballë Ambasadës Amerikanë e duke vijuar më tej pranë zonës së ish stadiumit “Qemal Stafa” deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.

OSHEE mori masa menjëherë duke marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimi u bë brenda 20 minutash. Ndaj Kërçikut, OSHEE bëri kallëzim në polici për të vijuar më tej hetimet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel