
Partia Socialiste e Elbasanit organizoi një tubim me të rinj në vendin ku vetëm një vit më parë digjeshin mbetjet e qytetit, e ku sot ndodhet një lulishte.
Ky organizim vjen disa ditë pas protestës së disa të rinjve të mbështetur nga PD dhe ambientalistë kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane që po ndërtohet.
Deputetët e PS dhe kryetari i bashkisë theksuan para të rinjve se ky impiant nuk ka asnjë impakt negativ në mjedis.
“Elbasani është bashkia e parë në Shqipëri që më në fund përpunon mbetje me cikël të potë. Jo vetëm nuk digjen më dhe tymi të mbulojë Elbasani, por përmes një teknologji të avancuar efekti i ndotjes është zero”, tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.
“Ky vend, ku para pak kohësh ishte një mal me plehra që helmon qytetin, ndërsa sot pas punës s ë qeverisë Rama dhe bashkia është një park i gjelbëruar dhe Elbasani po çlirohet nga ky kancer që e ka munduar prej vitesh”, u shpreh deputetja e PS Evis Kushi.
Aktiviteti i organizuar nga PS përkonte edhe me Ditën e Rinisë ku të rinjtë u interesuan mbi projektet që ka qeveria sidomos për punësimin dhe përfshirjen e tyre.
Top Channel