Bedri Hamza zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, asnjë votë kundër kandidaturës së tij
Grekët dolën në grevë të enjten duke protestuar kundër reformave të planifikuar të punësimit dhe masave të tjera shtrënguese të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe FMN.
Anijet e pasagjerëve mbetën të ndaluara në porte, transporti kombëtar dhe ai urban u ndërpre dhe zyrat e administratës lokale u mbyllën, ndërsa punonjësit iu bashkuan një greve 24 orëshe të thirrur nga sindikatat më të mëdha private dhe publike në vend.
Ndërkohë disa mijëra punonjës dhe pensionistë u mblodhën në qendër të Athinës duke kritikuar qeverinë që i është nënshtruar huadhënësve dhe shprehën frikën se masat e kursimit do të vazhdojnë për shumë vjet.
Pjesëmarrja në protesta në fakt është reduktuar për shkak të lodhjes, ndërsa vendi është në vitin e shtatë të krizës së tij të borxheve. Ministrat e Financave të Eurozonës, thanë të hënën se Athina duhet të përshpejtojë reformat mes të cilave shkurtimet masive të vendeve të punës dhe rivendosja e kontratave kolektive mes punëdhënësve dhe sindikatave.
Athina nga ana e saj ka refuzuar kërkesat e kreditorëve për masa kursimi përtej vitit 2018. Eurozona i garantoi Greqisë një zbutje afatshkurtër të borxhit të hënën, çka nga qeveria majtiste u konsiderua si sukses, por lajmi duket se nuk i bëri përshtypje grekëve të lodhur nga kursimet, që kanë humbur pothuajse një të tretën e të ardhurave që nga fillimi i krizës në 2009.
Mijëra vetë kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e recesionit dhe në shtator, shifra e papunësisë ishte 23.4 për qind.
Top Channel