Kalonin klandestinë drejt Greqisë, pranga policit dhe 3 të tjerëve

08/12/2016 00:00

Një punojës policie dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë së Beratit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Të arrestuarit janë Drini Çaçi nga Gjirokastra, me detyrë trup shërbimi në vijën e gjelbër në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër; si dhe Kreshnik Kotollaku, Gëzim Kapllani dhe Valentin Gremi.

Ata akuzohen se kanë kaluar ilegalisht drejt Greqisë 2 shtetas shqiptarë në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person. Gjatë operacionit janë sekuestruar 550 euro, 2 automjete dhe 11 aparate celularë.

Top Channel