Fier, e përplas automjeti, ndërron jetë në spital 57-vjeçari

08/12/2016 00:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin Fier-Seman, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, kur mjeti tip “Volkswagen” me targë “AA 342 KV” i drejtuar nga shtetasi Saimir Llakaj ka përplasur këmbësorin.

Ky i fundit është identifikuar me inicialet Sh.K, 57 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, shtojnë burimet, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin më të afërt për të sqaruar ngjarjen.

Top Channel