Vlerësimi i nxënësve, Shqipëria e 51-ta në “Pisa 2015”

07/12/2016 00:00

Shqipëria ngjitet me 21 vende në raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve 15-vjeçare “Pisa 2015”.

Në shkenca nxënësit shqiptarë janë prezantuar më mirë duke lënë pas vendete e rajonit si Maqedoni, Mali i Zi, por dhe Katarin.

“Në përdorimin e kompetencave shkencore kemi një rritje me 18 pikë mesatare krahasuar me vitin 2012. Në përdorimin e kompetencave që të kuptohet saktë ajo që lexohet, nxënësit tanë krahasuar me vitin 2012 kanë një rritje prej 10 pikësh mesatare. Në përdorimin e kompetencave matematikore rritja është me 18 pikë”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla vlerësoi punën e mësuesve dhe tha se këto janë arritjet e para të reformës në sistemin parauniversitar.

“Përfaqësim shumë më dinjitoz i Shqipërisë në këtë vlerësim reflekton arritjet e para të reformës që po zhvillohet në arsim, nivelin e lartë të përkushtimit të mësuesve në procesin mësimor edukativ, ndikimin e drejtpërdrejtë të kualifikimeve sistematike të mësuesve”, tha Nikolla.

Shqipëria ka marrë pjesë në “Pisa 2015”, që nga viti 2000, ku është renditur nga fundi i listës së vendeve pjesëmarrëse, duke lënë pas vetëm dy vende. Në vitin 2012 është renditur e 56-ta, ka lënë pas 9 vende dhe ne 2015 renditet e 51 ndër 72 vende pjesëmarrëse, duke lenë pas 21 vende.

Top Channel