Tiranë, përurohet Zyra Rajonale Rinore

07/12/2016 00:00

Ka hapyr dyert pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë Zyra Rajonale Rinore, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Në fjalën e tij në këtë event, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi vlerësoi se kjo zyrë do të forcojë lidhjet mes të rinjve në mbarë Ballkanin.

“Kjo zyrë do të jetë pika e përbashkët e ndërlidhjes së të rinjve në rajon. Ajo do të jetë një hapësirë që do ta shfrytëzojnë të rinjtë e vendeve tona dhe do të ndihmojë shumë për të rritur dimensionin social të të rinjve”, ka thënë Klosi.

Ministri ka theksuar se zyra në fjalë do të shërbejë edhe si promotore e ideve rinore dhe edukimit në arsimin profesional.

Top Channel