Qeveria fal ata që vetëdorëzojnë armët

07/12/2016 00:00

Qeveria ka kaluar propozimin për amnisti për të gjithë ata që vendosin të vetëdorëzojnë armët që mbajnë pa leje.

Ky vendim i Qeverisë ka një afat kohor deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri publike këtë vendim të Qeverisë përmes rrjeteve sociale.

“Sot miratuam në Qeveri, jo ndjekje penale dhe zero dënim për ata që dorëzojne armën brenda 30 prillit të 2017”, shkruan Tahiri.

Ky vendim është pjesë e nismës së Ministrisë së Brendshme për grumbullimin e armëve pa leje që kanë mbetur ende në duart e qytetarëve që nga trazirat e 1997.

Top Channel