Meta takon Schulz: Polarizimi dëmton integrimin e Shqipërisë
07/12/2016 00:00
Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar me kreun e Parlamentit Europian, Martin Schulz.
Kreu i PE-së theksoi se polarizimi dhe mungesa e bashkëpunimit dëmtojnë integrimin e Shqipërisë. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të PE-së për integrimin. Ai ka falenderuar z. Schulz për mesazhet inkurajuese në Tiranë dhe rolin e eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan për reformën në drejtësi dhe integrimin.
Z. Schulz nga ana e tij vlerësoi rolin e kryeparlamentarit Meta për konsensus dhe dialog politik. Të dy bashkëbiseduesit kanë folur për programet e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë dhe kapacitetet e tyre profesionale.
Top Channel