Farka, rrugë të re që e lidh me zonën urbane

06/12/2016 00:00

Njësia administrative Farkë, zona me numrin më të madh të banorëve ndër njësitë e reja që iu bashkuan bashkisë Tiranë, ka tanimë një rrugë të re që e lidh atë me zonën urbane.

“Ky investim është një nga investimet e shumta që Bashkia e Tiranës është duke bërë në të gjitha njësitë administrative. Sot që flasim kemi 30 projekte, të cilat janë duke ndodhur në të gjitha njësitë administrative, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në këto zona. Ky është një pohim i faktit që ne besojmë se nuk ka qytetarë të ndryshëm, ata që rrinë në Tiranë apo ata që jetojnë në njësi administrative”, thotë Arber Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Rruga u vjen në ndihmë 1500 banorëve të zonës që sipas Maznikut në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2017 do ketë vëmendje më të madhe nga cc’ka pasur deri më sot.

Top Channel