Dermatoza, Panariti: Çdo kafshë do të kompensohet po me kafshë

06/12/2016 00:00

Çdo kafshë do të kompensohet po me kafshë, është shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti për rastet e dermatozës.

Ai tha se sasia e vaksinave për gjedhët është siguruar dhe të gjitha kafshët e paprekura do të vaksinohen.

Ministri ndodhej në Krutje të Lushnjës për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të gjedhëve. “ Sasia e vaksinave është siguruar, të gjitha kafshët e paprekura do të vaksinohen. Kafshët e prekura do të mbahen nën mbikëqyrje, të paregjistruarat do të matrikullohen. Çdo kafshë do të kompensohet po me kafshë, kokë me kokë”, është shprehur Panariti.

Top Channel