Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre e regjistruar ne Korçë ku 41-vjeçari Naum Toshi vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas vari veten. Në letrën që ai i kishte lënë të atit, viktima fajëson bashkëshorten për aktin që ai ka ndërmarrë duke dhënë kështu edhe lamtumirën e fundit.
“Baba ngjitu lart dhe shiko. Nuk te pyeta kur e mora për grua e nuk të pyes se si ika. Fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Ti mos më ndiq e s’dua asgjë nga ty, lamtumirë. Ky ishte fati im!”, shkruhej në letër.
Ndërkohë nga verifikimet përfundimtare të policisë në sistemin Tims rezulton se Marsela Toshi ka hyrë në Shqipëri të dielën në orën 02:00 të mëngjesit dhe ka dalë pasditen e së dielës në orën 16:00 përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Top Channel