Nishani dekreton datën e zgjedhjeve, 18 qershor 2017

05/12/2016 00:00

18 qershor 2017 do të jetë dita, kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ata që do të drejtojnë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Ka qenë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili mesditën e së hënës ka dekretuar këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ky dekret vjen brenda afateve kushtetuese, të cilat parashikojnë se kreu i shtetit dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj përpara përfudimit të mandatit të legjislaturës aktuale.

Top Channel