SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije” Është mbajtur këtë të hënë takimi me temën “Qeverisja vendore dhe integrimi”, në të cilin kanë qenë të pranishëm krerët e bashkive në vend, ministra dhe ambasadorë.
Në fjalën e tij, ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi deklaroi në fjalën e tij se, brenda pak vitesh bashkitë shqiptare do të kenë standardet e bashkive të vendeve të BE-së, duke vlerësuar ndihmën e Unionit në këtë drejtim.
“Bashkitë shqiptare brenda pak vitesh do të kenë standardet e BE-së. BE na ka mbështetur, kryesisht Italia dhe Suedia, por edhe vende jo anëtare si SHBA dhe qeveria zvicerane. Rrugëtimi i Shqipërisë për në BE është një proces multidimensional dhe i nevojitet mbështetja e të gjithëve”, deklaroi Çuçi.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nënvizoi se, funksioni i pushtetit vendor nuk duhet të konsiderohet i izoluar nga procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE është një rrugë që kërkon përmbushjen e detyrimeve. Deri tani është krijuar perceptimi se integrimi nuk i përket pushtetit vendor, por kjo mendësi është e gabuar. Është koha që pushtetet vendore të jenë pjesë e këtij procesi”, tha Gjosha.
Ajo theksoi se, falë reformës administrative-territoriale po bëhet gjithnjë e më e fortë lidhja e pushtetit vendor me procesin e integrimit. “Tani duhet të thellojmë përpjekjet për decentralizimin e pushtetit vendor”, shtoi Gjosha.
E pranishme në këtë takim, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin bëri thirrje për aplikimin e praktikave më të mira në këtë drejtim.
“Të gjenden praktikat më të mira për një qeveri vendore të suksesshme. Sot Shqipëria ndodhet në një periudhë të rëndësishme të saj, duke kaluar reforma të rëndësishme. Shqipëria nuk mund të modernizohet nëse në këtë proces nuk merr pjesë e gjithë shoqëria”, tha Vlahutin.
Ajo shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në forcimin e partneritetit me qeveritë vendore dhe atë qendrore të Shqipërisë, duke premtuar se, “ne do të ndihmojmë çdo bashki”.
Top Channel