Buxheti për mbrojtjen, debate në komisionin e Sigurisë

05/12/2016 00:00

“Lidhur me shqetësimin e Presidentit të republikës, nuk ja kemi llogaritur rrogën si komandant i ushtrisë në buxhetin e ministrisë, por mund ta bëjmë në të ardhmen”, është kjo deklaratë e zvministrit Petro Koçi që ngjalli debate në komisionin e sigurisë kombëtare, ku po diskutohej buxheti nen për nen i ministrisë së Mbrojtjes.

“Një buxhet i rënuar. Ndërkohë që duhet të ishte minimumi 2 % i GDP-së në bazë të detyrimit ndaj NATO-s, vini këtu me një buxhet 0.75 %”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka.

Por kreu i komisionit, Spartak Braho doli në krah të presidentit, megjithse kritikoi rrugën që kreu i shtetit zgjodhi për të bërë publik shqetësimin e tij.

“Unë jam dakort me shqetësimin e Presidentit sa i takon nivelit të pagave, por presidenti nuk komunikon me deputetet me anë të letrave”, tha z. Braho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB