Brenda një javë nis në Tiranë mbledhja e mbeturinave nga Eco Tirana

05/12/2016 00:00

Pas një jave qytetarët e Tiranës do të duhet t’i hedhin mbeturinat në mënyrë të diferencuar. Kompania Eco Tirana do të nisë punën për  një pastrim më të mirë të qytetit duke vënë në dispozicion si fillim infrastrukturën.

“Kemi dy kontenierë: një i gjelbër, me kapak të verdhë, që është për mbetjet e riciklueshme si letra, plastika, kanaçet, kurse kontenieri tjetër me ngjyrë blu dhe kapak gri, është vetëm për gjërat që nuk riciklohen, pra kryesisht mbetje organike, nga gatimi”, tha z. Veliaj.

Në Tiranë do të vendosen 850 kazanë ku do të hidhen mbetje të diferencuara. Ndërkohë që Eko Tirana ka 12 automjete të kategorisë Euro 6 me ndikim minimal në ndotje, tre makina fshirëse  për mbledhjen e pluhurit në rrugë  një makinë  për larje  dhe dezinfektimin e kazanëve .

Ndërkohë që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka menduar edhe për ata të cilët nuk i dërgojnë mbëetjet deri te kazani.

“Duke filluar nga java tjetër do të nisin punë administratorët e pallateve, kurse ekipet e bashkisë do të çertifikojnë administratorin. Një nga detyrat e administratorit është edhe vënia e gjobës për atë banor të pallatit që i hedh plehrat nga ballkoni, që lë te dera e pallatit, që bën sikur i ka harruar në ashensor, sepse është shumë e rëndësishme që përveç infrastrukturës, të punojmë pak edhe me kulturën”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërgjegjësimi i qytetareve ka nisur me trajnimin e nxenësve të shkollës se si do të bëhet diferencimi i mbetjeve me qëllim që kjo sjellje të transmetohet tek më të rriturit.

Top Channel