Edhe pse dy javë më parë ai u emërua Kardinal nga Papa Françesku, Dom Ernest Simoni Troshani, nuk harron Famullinë e tij në Trush, në të cilën ka shërbyer që nga viti 1998. Këtë të diele, kisha e vogël e këtij fshati ishte e tejmbushur me besimtarë.

Por bashkëpunëtorët e tij që nga viti 1998, kishin rezervuar dhe një surprizë për të. Të rinjtë e zonës, vunë në skenë një dramë me pjesë nga jeta e Kardinalit shqiptar.

Edhe pse tashmë detyra kërkon që ai të jetë në lëvizje, Kardinali premtoi se nuk do të largohet nga famullia e tij, në të cilën kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës si meshtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB