Në përfundim të Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim u bënë të ditur rezultatet ku u zgjodhën një zëvendëskryetar, dy nënkryetarë dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Nga emrat që kandiduan për këto poste drejtuese të kësaj partie ka të konfirmuar në pozicionet e mëparshme, por edhe ndryshim të posteve.

Një prej tyre është Indrit Brahimllari që vjen nga detyra si kryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim. Në këtë konventë ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.

Ndërkohë, dy nënkryetarët janë zgjedhur deputetët e kësaj partie, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj. Kjo e fundit më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetares së LRI-së, ndërsa Rama mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Konventa gjithashtu votoi edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët do të bëhen publik gjatë ditës së hënë.

Top Channel