Aksidenti në Vlorë, jepen masat e sigurisë për punonjësit e firmës

01/12/2016 09:40

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë për punonjësit e firmës përgjegjëse për rrugën ku ndodhi aksidenti në Vlorë, që shkaktoi vdekjen e një 18-vjeçari.

Arrest ne burg për përgjegjësin e sigurimit teknik, Ilirjan Tahmazi, ndërsa për inxhinierin Tomorr Ceno u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtari Laurant Fuçia dhe prokurori Saimir Smaka.

Të dy personat e akuzuar për shpërdorim detyre, Tomorr Cena dhe Ilirian Tahmazi kanë qenë prezent kur u dha masa ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA