Dita e Çlirimit, nxënësit e shkollave pastrojnë vullnetarisht lapidarët

29/11/2016 00:00

Ky 29 Nëntor është përkujtuar në mënyrë krejt të veçantë nga nxënësit e shkollave profesionale.

Në Ditën e Çlirimit, qindra nxënës në gjithë Shqipërinë pastruan vullnetarisht lapidarët, si pjesë e kujtesës kombëtare.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kreu i këtij institucioni Blendi Klosi theksoi se përkujtimi i Ditës së Çlirimit në këtë mënyrë nga të rinjtë i shkon drejtëpërdrejtë nderimit të përpjekjeve të kombit shqiptar për liri.

Aktiviteti ishte gjithashtu pjesë e nismës së ministrisë për një “Arsim profesional në shërbim të komunitetit”.

Top Channel