Berisha thirrje qytetarëve për revoltë në 22 Dhjetor: Nuk ndalemi deri sa të largojmë Ramën Në komunikimin javor në “Facebook” dhe një ditë para se të niset në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel, kryeministri Rama deklaroi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret në Samitin e dhjetorit.
Rama tha se në këtë fazë nuk shprehen parlamentet e vendeve anëtare, por liderët e tyre. Për sa i përket deklaratave të deputetit gjerman, Krichbaum, ai thotë se është një zë pa mandat e që shpreh opinionin personal.
“Ata thjesht shfrytëzojnë rastin për ta përdorur edhe vendin tonë si ushqim për populizmin e tyre. Mund të shtrembërojnë hapur konstatimin e KE dhe mund të gjejnë në mediat shqiptare një akses që në vendet e tyre as nuk e imagjinojnë. Përveç një grushti hiri që i japin Saliut nuk kanë çfarë t’i bëjnë Shqipërisë. Ata flasin në titull personal, nuk kanë mandat nga askush. Shqipëria europiane nuk është një ëndërr me sy hapur e kësaj qeverie por një amanet që ne do ta çojmë në fund me reforma”, tha Rama.
Rama, në komunikimin e kësaj jave ka folur për integrimin e Shqipërisë dhe bllokimin që sipas tij ka bërë Partia Demokratike. Sipas Ramës, PD ka bllokuar Vettingun dhe është një pengesë për hapjen e negociatave për vendin tonë.
Top Channel