Denoncimet e kryedemokratit për AKSHI-n, raportuesi i PE për Shqipërinë: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha, ndryshe dal nga roli im institucional
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook, iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shkruar: “Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE-së dhe zhblloko Vetingun!”
Ky është reagimi i parë i kryeministrit pas deklarimeve që beri dje në Tiranë deputeti gjerman Krichbaum, i cili tha se Bundestagu do të kërkonte që të mos hapeshin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Lulzim Basha nuk e bëri publik takimin e tij të djeshëm me Gunther Krichbaum, por fotografia miqësore nuk lë vend për shumë hamendësime. Kushtet e opozitës për hapjen e negociatave ishin pjesë e deklaratës së zotit Krichbaum, një qëndrim që kreu i opozitës e barazoi me atë të Bundestagut.
Sipas Lulzim Bashës, nga konferenca e tij doli një lajm i mirë dhe një lajm i keq. Lajmi i keq është “qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”, ndërsa lajmi i mirë është se “Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Lulzim Basha thotë se, “tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme, për të marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë”.
Top Channel