Rama: Gjykatat dhe PD-ja duan të pengojnë integrimin

25/11/2016 10:15

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi paraditen e së premtes me fermerët e Peqinit, deklaroi se “gjykatat bashkë me Partinë Demokratike kanë ngritur një barrikadë dhe duan të pengojnë reformën në drejtësi”.

“Duan të pengojnë integrimin”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë, fermerëve të peqinit, Rama u premtoi se “do të çojmë ujin në çdo parcelë dhe do të pastrojmë të gjitha kanalet ujitëse”.

“Do të investojmë për të rehabilituar segmente që janë shkatërruar. Nuk do të lejojmë më që prodhimi të përmbytet si pasojë e infrastrukturës që nuk funksionon Kemi pastruar 1000 km kanale ujitëse dhe kulluese”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama u kërkoi fermerëve të Peqinit që të përkrahin programin e qeverisë për kreditë e buta.

“Qeveria i bën aleate të fermerëve bankat e nivelit të dytë duke u dhënë ne garancinë këtyre bankave. Ata që thonë se kjo punë nuk zgjidhet me kredi e me banka, ne themi që kjo është propagandë e shfrenuar që synon të përfitojë nga padia e njerëzve”, sqaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA