Ministria e Bujqësisë njofton se për herë të parë që nga viti 2006, rikthehet në Evropë gripi i shpendëve dhe se Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura.
“Infenksion potencial, i cili nuk ka mbërritur akoma, por ndodhet në Kroaci. Me një tendencë për zbritur. Edhe për faktin se shendët kanë si tendencë për të lëvizur nga veriu i Europës dhe shkojnë në vende më të ngrohta tani që është periudha e dimrit dhe mundet që ta shpërndajnë edhe në Shqipëri. Nëse ndërhyhet që tani mund ta parandalojmë apo munda ta minimizojmë”, u shpreh Panariti.
Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.
Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.
Top Channel