Për herë të parë është bërë e mundur të shohësh fetusin në 3D, falë një teknike të bazuar në kombinimin e pamjeve me rezonancën magnetike, dhe teknologjia e realitetit virtual.

Pamjet e vështira për tu interpretuar aktualisht në ekografi, në të ardhmen mund ti lënë hapësirë asaj tredimensionale. E vendosur në punë dhe e eksperimentuar në Klinikën Diagnostifikuese për Pamjet në Rio de Janeiro, teknologjia e re është prezantuar në një aktivitet të Shoqërisë së Radiologjisë së Amerikës Veriore.

Teknologjia kombinon pamjet 3D, duke i mbajtur të bashkuara me rezonancën magnetike, dhe realitetit virtual falë Oculus Rift. Pamjet 3D në fakt shihen nëpëmjet ekos që të jep mundësi të shohësh fetusin ‘nga afër’. “Eksperienca është e mrekullueshme dhe pamjet janë më të qarta krahasuar me ekografinë dhe rezonancën magnetike”, thotë dr. Werner.

Top Channel