Kolonjë, fiton PS. Kandidati Ilia Stefo merr 2 101 vota më shumë

21/11/2016 00:00

Ilia Stefo i Partisë Socialiste ka fituar zgjedhjet në Kolonjë.

Ai  mori 2 101 vota më shumë sesa Dritan Hajro i Partisë Agrare, i mbështetur nga të djathtët. Ilia Stefo mori 62.8% të votave, ndërsa Dritan Hajro 37.1%.

Procesi i votimit pati dy incidente që nuk dëmtuan në thelb votimin, ndërsa dorëzimi i kutive të votimit dhe nisja e numërimit ishte e qetë.

Fushata elektorale dhe dita e votimit ka qenë e qetë, po ashtu edhe procesi i numërimit. Ka patur disa incidente të vogla. Në Barmash, ku është goditur një 25-vjeçar, djali i kryetares së PS-së në Kolonjë. Ka patur disa raste të denoncuara edhe nga Edi Paloka dhe nga PAA-ja për tentativë të blerjes së votës.

Në orën 18:00 ka përfunduar procesi i votimit në të gjitha QV për Bashkinë e Kolonjës, dhe sipas të dhënave të grumbulluara nga KQZ, rezulton se në zgjedhje morën pjesë 49,6% e votuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA