Sot (e diele) mbahen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kolonjës. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem.
Këtë na e konfirmoi e dërguara jonë në qytetin e Ersekës, Denisa Pasholli. Po ashtu, punonjësit e policisë kanë dorëzuar në kohë materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në rrethin e Kolonjës.
“Dorëzimi i qendrave të votimit filloi në orën 06:00 të mëngjesit së të dielës, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit dhe rreth orës 07:10 ka përfunduar procesi në të gjithë rrethin e Kolonjës”, thueht në njoftimin e policisë.
Po ashtu, strukturat e policisë janë të angazhuara për garantimin e rendit gjatë gjithë procesit, duke zbatuar me përpikmëri ligjin.
Qytetarët e këtij rrethi kanë mundësi të zgjedhin mes dy kandidatëve, Ilia Stefon e Partisë Socialiste dhe Dritan Hajron e Partisë Agrare që përfaqëson edhe të djtahtën.
Top Channel