Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Agjentët në pikën kufitare të Kakavijës kanë ndaluar 26 shtetas afganë të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në territorin shqiptar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë bërë ndërkohë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve shqiptarë, që po i ndihmonin afganët të kalonin kufirin.
Sipas burimeve, ata janë vëllezërit Laert dhe Lorjan Grembi, 33 dhe 28 vjeç, nga fshati Patos i Fierit. Burimet saktësojnë se vëllezërit shqiptarë kishin detyrën e udhërrëfyesit për refugjatët ilegalë, të cilëve u kishin marrë 1 mijë euro për person.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit të Gjirokastrës, për akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” në dëm të dy shtetasve shqiptarë.
Top Channel