38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur Dy vjet pas arrestimit të nëntë personave të dënuar tashmë për çështje terrorizmi me 126 vite burg në total, xhamia e Unazës së Re, ku propagandohej lufta në Siri, vijon të jetë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman.
Ish-imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Genc Balla është dënuar nga shkalla e parë 17 vjet burgim është zëvendësuar nga një tjetër imam, por që sërish nuk njihet nga komuniteti. Armand Ali u pyet nga Top Channel për marrëdhëniet e tij me komunitetin.
Imami Armand Ali: Thashë që nuk jap intervistë sepse të jepen copa fjalishë merr tjetër kuptim.
TCH: Jo, për këtë gjë nuk mund ta ndryshoj, vetëm marrëdhënien me Komunitetin Mysliman dua të di si e ke?
Armand Ali: Unë jam një njeri që jam sulmuar tre vite nga Komuniteti Mysliman.
TCH: Jeni imam i vetëshpallur? Ju njeh KMSH?
Armand Ali: Ata thonë që jam imam i vetëshpallur, xhamia nuk është e KMSH-së që unë të jem i vetëshpallur.
TCH: Ka ndikuar gjithë kjo situatë për besimtarët që vijnë këtu?
Armand Ali: Kjo mund të ndikojë tek dikush që ruhet nga opinioni, por kaq.
TCH: Përse ruhen nga opinioni, për çfarë?
Armand Ali: Nuk flas për asnjë gjë. Nëse doni jam gati të përballem me përfaqësuesit gylenistë të KMSH-së, të flas sa të doni pastaj.
TCH: Dua të di, përse kanë frikë nga opinioni njerëzit.
Armand Ali: Nuk kanë frikë nga opinioni njerëzit. Aspak. Kaq!
TCH: Po përse janë të ndikuar?
Armand Ali: Të thashë, merrni dhe ata të KMSH-së dhe flasim pastaj.
Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik.
“Këtu është prona ime, përse vjen dhe filmon ti?”, thotë një person aty.
Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu.
Top Channel