Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
Pas takimit, Basha dhe Szijjarto u ndalën para mediave, ku kreu i opozitës theksoi se “Hungaria është mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe unë kërkova vijimin e kësaj mbështetjeje”.
Por, ai shtoi se do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.
“Diskutuam mbi sfidat dramatike me të cilat përballet Shqipëria dhe ministri më kërkoi që të bëjmë gjithçka për përmbushjen jo vetëm të 5 kritereve të KE-së, por edhe të kritereve të Kopenhagës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kjo është rruga më e sigurtë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit”, deklaroi Basha.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Hungarisë deklaroi: “Jam i lumtur që Partia Demokratike është e angazhuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Jemi një partner i vërtetë i Shqipërisë dhe jemi të lumtur që qeveria dhe opozita janë në favor të integrimit”.
Top Channel