Vdekja e 2-vjeçares, Totozani: Shteti, masa për familjet e varfëra
17/11/2016 00:00
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka shprehur “dhimbjen dhe trishtimin më të thellë” për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një vogëlushe 2-vjeçare nga flakët.
Totozani ka përsëritur apelin ndaj institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje emergjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të varfëra dhe komunitetit rom.
Vajza e mitur humbi jetën në zonën e Babrrusë, në Tiranë, për shkak të një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte.
Top Channel