Meksika, listë masash për qytetarët e saj që jetojnë në SHBA

16/11/2016 22:50

Meksika ka publikuar një listë masash me qëllimin që të ndihmojë meksikanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të mos kthehen në viktima të abuzimit dhe mashtrimeve.

Dokumenti me titullin “Ne jemi me ju” rreshton 11 hapa të menjëhershëm, në mesin e të cilave edhe vënia në dispozicion e një linje telefonike, ndërsa paralajmëron shtetasit meksikanë që të “shmangin çdo situatë konflikti”. Arsyeja e kësaj levizjeje është zgjedhja e Donald Trumpit president. Plani i tij për të deportuar miliona emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi është kthyer në makthin e shumë meksikanëve në Amerikë. Deklarata e Ministrisë së Jashtme meksikane nuk e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë Trumpin apo triumfin e tij në presidencialet e 8 nëntorit, por ajo vjen vetëm pak ditë pasi republikani deklaroi se me të marrë në dorë çelësat e zyrës ovale, do të dëbojë apo burgosë deri në 3 milionë emigrantë të paligjshëm.

Dhe qytetarët meksikanë përbëjnë pjesën ndoshta më të konsiderueshme të 11 milionë emigrantëve të tillë në Shtetet e Bashkuara. Ministria e Jashtme sqaron se do të shtojë numrin e takimeve në konsullatat e saj për t’u siguruar që njerëzit t’i marrin pa vështirësi dokumentet e tyre si pasaporta apo certifikata lindjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA