Ndotja nga metalurgjia, mbetjet që lëshohen në tokë po kontaminojnë edhe prodhimet bujqësore Në një mbrëmje promovuese për produktet shqiptare mblodhi në Korçë mëse 50 biznese të cilat duan të bëhen pjesë e pazarit të restauruar të qytetit. Aktiviteti ku u ndërthurën gatimet tradicionale, muzika dhe ritmi ka krijuar pikën e parë të kontaktit për të interesuarit.
15 biznese të tjera e kanë nisur punën për përshtatjen e ambienteve të brendshme të pazarit sipas ideve të tyre.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, investimi prej 5 milionë dollarësh shumë shpejt do të kthejë pazarin në një prej zonave më të rëndësishme për turistët e huaj dhe vendas.
“Ne e mendojmë këtë vend të mbushur me bare, restorante, dyqane artizanale apo suverniresh, hanet të kthyera në njësi akomodimi etj. e mendojmë një qendër të gjallë të mbushur jo vetëm me qytetarë të Korçës dhe banorë të zonave përreth, por edhe me plot turistë e vizitorë nga gjithë Shqipëria e jo vetëm”, deklaroi kreu u Bashkisë Korçë, Filo.
Nën moton “Investo në pazar”, ky aktivitet ka testuar vazhdimësinë e projektit për pazarin dhe fazës së rivitalizimit, kur pritet që edhe festat e fundvitit të gjejnë në funksion të plotë dyqanet, baret dhe restorantet.
Top Channel