Lumturimi i 38 martirëve, Meta: Binomi “Fe e Atdhe”, shprehje e identitetit të shqiptarit

05/11/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë këtë të shtunë në meshën e lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik. Në meshën që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend.

Nga ana e tij, Meta përshëndeti lumturimin e 38 martirëve, duke u shprehur se ata janë një motiv krenarie për atë çka kanë bërë për vendin dhe se binomi “Fe e Atdhe” është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre.

“38 martirët që sot lartësohen në altarët e Kishës Katolike duhet të jenë për të gjithë një motiv krenarie për atë çka ata kanë bërë për lirinë e vendit tonë duke u mbështetur tek Zoti, por dhe shprehje e angazhimit tonë për të ndërtuar Shqipërinë me Zotin që ata ëndërronin. Binomi Fe e Atdhe është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre dhe njëkohësisht ëndrra e jonë”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB