
Teksa ligji për mbetjet është rikthyer në Parlament me dekret të Presidentit, kreu i Kuvendit është takuar me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP dhe të Unionit të Ekspertëve Mjedisorë Shqiptarë (UEMSH).
Kreu i Kuvendit shprehu dëshirën e tij për miratimin e një ligji të tillë që të shterronte të gjitha mundësitë e dialogut, në mënyrë që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve.
“Do të dëshiroja që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensusit me shoqërinë civile, përfaqësuesit e industrisë ricikluese dhe opinionin publik, me qëllim që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, zhvillimit të turizmit, bujqësisë dhe të rrisë punësimin e të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Meta.
Top Channel