Kërcënoi me armë një person, arrestohet 31-vjeçari me precedent penal në Durrës Jetesa e banorëve të njësisë administrative numër 4 do të bëhet edhe më e lehtë pas asfaltimit të rrugës “Shefqet Kuka” dhe rrugëve që lidhen me këtë njësi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e cilësuan këtë investim si një tjetër premtim i mbajtur.
“Më vjen shumë mirë sot që kthehemi për të mbajtur një premtim që dhamë në fushatë. Nuk besoj se në këtë një vit e gjysmë pune, por edhe gjatë fushatës, të kemi pasur më shumë ankesa dhe kërkesa për ndërhyrje se sa për këtë rrugë që njihet si rruga e Fizikës Bërthamore, ose Rr. “Shefqet Kuka”. Jam këtu për ta mbajtur atë premtim dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve: urbanizimin e lagjes. Ka ardhur koha që t’i përgjigjemi realitetit që shohim në terren, jo realitetit që ka ngelur nëpër hartat dhe planet e viteve ‘80-‘90”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Pas shumë vitesh Instituti i Fizikës Bërthamore do ta heqë murin e vet për t’i hapur rrugë një trotuari, ku do të kalojnë njerëzit. Sipas kryebashkiakut kjo do i shërbejë mijëra familjeve, sidomos fëmijëve që shkojnë në shkolla dhe atyre që shkojnë në punë..
“Jam shumë e lumtur që jemi në fazën e inspektimit të punimeve për të parë se si do të rikualifikohet e gjithë rruga, më pas duke vazhduar edhe në zona të tjera, me blloqe të tëra, për ta rikthyer këtë zonë në normalitet”, deklaroi deputetja e PS, Blerina Gjylameti.
Veç asfaltimit të rrugës, ndërtimit të bordurave dhe trotuareve, punimet do të përfshijnë rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim, sinjalistikë rrugore dhe shtrirjen e linjave rezervë elektro-telefonike.
Top Channel