Luan Rama: Prioritet absolut, përfundimi në kohë i reformës zgjedhore

31/10/2016 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një dalje për mediat thekson se fokusi maksimal i qeverisë duhet të jetë reforma zgjedhore.

“Nuk preferoj të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash. Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë maxhoranca po në mënyrë më specifike qeveria të jetë e përqëndruar dhe e fokusuar maksimalisht tek përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha në të cilat është përfshirë vendi. Në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe përkushtim i reformës zgjedhore, një prioritet nga i cili nuk mund të ikim. Ajo që është thelbi i këtij procesi është realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe mriëqënien e qytetarëve”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me dekreti e presidentit Nishani për kthimin në Parlament të ligjit të mbetjeve, z. Rama tha se do të vlerësohet maksimalisht dhe do të respektohen të gjitha ndjeshmëritë lidhur me çështjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta