Qytetarët të cilët kanë blerë një apartament, por që ndërtuesi nuk ka nisur procedurat për ta hipotekuar pasi mund të ketë falimentuar apo është larguar në drejtim të paditur, mud të bëjnë kërkesë në bashki për t’u pajisur me dokumentin e pronësisë.
“Të gjithë pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak”, tha Erion Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se tanimë, për çdo leje të re, ndërtuesi do të ketë disa përgjegjësi shtesë në lidhje me urbanizimin e zonës përreth objektit ku ai ndërton.
“Nëse sot, në kushtet e emergjencës, është bashkia ajo që po rehabiliton këto territore mes pallateve, nga tani e tutje, për të gjitha lejet që do jepen me planin e ri urbanistik, kjo do të jetë detyrë e zhvilluesve; pra, të paguajnë taksën e ndërtimit dhe të rregullojnë hapësirat që preken nga zhvillimi i tyre. Ai që ka pak do paguajë pak, por ai që fiton shumë apo që zhvillon shumë, sigurisht do kontribuojë më shumë, si në taksa, si në rehabilitimin e hapësirave publike”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj ishte në njësinë bashkiake numër 7, ku sapo është bërë rikualifikimi urban i bllokut të banimit nr. 22, ku është investuar për ndërtimin e rrugës dhe sistemin e hapësirave ndërmjet pallateve.
Top Channel