
“Kemi linjën e produkteve më të mira dhe me këtë i afrohemi dhe sezonit të festave të fundvitit”, ka thënë kreu i Apple, Tim Cook duke mbyllur dhe evenin ku u prezantua aplikacioni “TV” dhe doli gjenerata e fundit e MacBook Pro.
Një lap top më i lehtë se paraardhësit e tij, me një ekran të ri 67% më shumë ngjyra, dhe që për më tepër i thotë lamtumirë tastit të funksioneve në tastierën e kompjuterave, duke e zëvendësuar me një ekran të butë me prekje të tipit retinë. Gjithashtu Touc ID është inkorporuar edhe në Mac, për njohjen e gjurmëve dixhitale, që tashmë ndodhet tek iPad dhe iPhone të gjeneratës së fundit.
Cook nga skena e Kupertinos ka nxjerrë brezin e ri të MacBook Pro, duke e quajtur ‘standardi i ri prej ari” për lap topët. “Mac është shumë i rëndësishëm për ne. dhe kjo javë është mjaft e rëndësishme në historinë e Mac, pasi shënon dhe 25-vjetorin e lap topit të parë të Apple, PowerBook”, tha Cook, duke theksuar se MacBook Pro i ri krahas të tjerave konsumon më pak energji.
“MacBook Pro është më i shpejtë”, tha Phil Schiller, menaxheri i Apple, duke theksuar se laptopi ka në çip I7 të Intel dhe ka tre porta Thunderbolt. “Është i pabesueshëm dhe më i butë dhe i lehtë në histori”, tha ai. Lap topi është i disponueshëm në dy formate, 13 dhe 15 polsh dhe në dy ngjyra, gri dhe gri e errët. Gjithashtu përmes tij mudn të bëhen pagesa me Apple Pay vetëm me një gisht. Kompjuteri ka një “Touch Bar” të ri që zëvendëson radhën tradicionale të tasteve të funksionit me një ekran retinë multi-touch.
Tim Cook nisi dje zyrtarisht eventin e Apple duke u shprehur se “teknologjia është për të gjithë”, pasi ishte projektuar një video ku një vajzë me aftësi të kufizuara arrin që me anë të teknologjisë së Apple, të montojë një film. “iPhone bën foto të pabesueshme. iOS është fenomenal”, ka vënë në dukje Cook, referuar komenteve pozitive që ka marrë nga iPhone 7 dhe sistemi i ri operativ.
Top Channel