Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, firmoset marrëveshja me Gjermaninë

28/10/2016 11:35

Në Tiranë, u nënshkrua me Gjermaninë marrëveshja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Në fjalën e rastit, kryeministri Edi Rama e çmoi si mjaft të rëndësishëm këtë bashkëpunim, duke cilësuar si kurorë të tij linjën e interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Zbatimi i projektit të linjës së interkonjeksionit me Maqedoninë në territorin tonë ka një kosto prej 70 milionë euro. Por, nga ana tjetër, shtoi ai, është edhe mbështetja në vazhdim që Gjermania i jep vendit për të mbyllur epokën problematike në raport me mbetjet.

“Sot çelim procesin për fushën e re sanitare të qarkut të Vlorës, pasi së shpejti përfundon fusha sanitare e Korçës. Kemi fushën e Elbasanit. Me Tiranën kemi çelur një proces tjetër shumë të rëndësishëm për të transformuar në themel gjithë sistemin e mbledhjes së riciklimit dhe të administrimit të fushës”, deklaroi Rama.

Por, nuk munguan as batutat.

“Ka qenë një kohë para jo shumë vitesh që këtu mendohej se ishim të dytët pas Gjermanisë, por unë besoj që jemi vite dritë që na ndajne. Kur vjen puna te konkurrenca, e vetmja gjë që mund të ndodhë është që t’ju mundim në futboll. Edhe nëqoftëse nuk ju mundim, të paktën edhe në skuadrën tuaj kombëtare ka një kontribut të drejtpërdrejtë shqiptar. Shkodran Mustafi nuk është i juaji, është i joni. Ju na e morët. Besoj që në këtë bashkëpunim bilateral, ai për Gjermaninë ka peshën e interkonjeksionit, madje rrezik se është më i shtrenjtë”, tha Rama.

Gjatë këtij eventi me palën gjermane janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera si ajo për reformimin e urgjencës në Kukës, pagat më të larta për pedagogët, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA