Zgjedhjet në Kolonjë, regjistrohen koalicionet ASHE dhe APPD
26/10/2016 00:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar dy koalicionet garuese në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kolonjës.
Në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës, opozita garon me kandidatin Dritan Hajro, i cili vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste, ndërsa mazhoranca me mjekun Ilia Stefo.
Pjesë e koalicionit të majtë nën siglën “Aleanca për Shqipërinë Europiane” janë 6 parti, ndërsa “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” ka si pjesë të koalicionit të djathtë 9 parti.
Zgjedhjet e pjesshme mbahen më 20 nëntor, pasi ish-kryebashkiaku Arben Malo u nda nga jeta, si pasojë e një arresti kardiak, duke çuar në zgjedhje të parakohshme.
Top Channel