MasterCard prezantoi mënyrën e pagesës me anë të “selfie”-ve në fillim të këtij viti. Ky është një tipar i ri i sigurisë, i cili i lejon përdoruesit që të verifikojnë transaksione online duke përdorur tiparet biometrike, të tilla si shenjat e gishtave dhe imazhet e fytyrës.

Kompania ka thënë se kjo veti e quajtur “Identity Check Mobile”do të qarkullojë në SHBA në disa pika specifike në të ardhmen.

MasterCard ka lajmëruar se pagesat “selfie” do të përdoren BMO. Konsumatorët ekzistues do të jenë në gjendje të zgjedhin për të përdorur këtë shërbim, i cili do t’i lejojë ata të përdorin sensor, gjurmë gishtash ose të bëjnë një “selfie” për të verifikuar pagesat e tyre në internet.

Top Channel