Kërkohen 7 vite burg për fadromistin që vrau një grua në Sharrë
26/10/2016 10:15
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 7 vite burg për Kasëm Koçin, fadromist në landfillin e Sharrës.
Ky person, nëntorin e kaluar, aksidentoi për vdekje një grua që mblidhte skrap në landfill.
Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye përfiton ulje dënimi.
Top Channel