Policia ka sekuestruar 56 kg kanabis sativa në një automjet dhe ka arrestuar drejtuesin e tij.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi Mufit Hoxha, 48 vjeç, banues në Sarandë.
Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, i cili drejtohej nga shtetasi i mësipërm dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 kg kanabis (8 thasë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa në Elbasan janë sekuestruar 31 kg lëndë narkotike në kuadër të operacionit “Bradasheshi 2”. Katër persona u arrestuan në flagrancë.
Top Channel